Flash News

E-TJERA

Ndihmuan Flodian Plakun, gjykata e Vlorës lë në burg 3 nga të arrestuarit, lirohet njëri

Ndihmuan Flodian Plakun, gjykata e Vlorës lë në burg 3 nga

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masat e sigurisë për 4 personat të cilët u ndaluan gjatë aksionit për arrestimin e Flodian Plakut, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Tre prej tyre janë lënë në burg, ndërsa vetëm për njërin është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Masë sigurie “arrest në burg” është dhënë për Albano Lapshi, i cili i çonte ushqim të shumëkërkuarit, dhe Ligor Doko, pronari i hotelit ku u arrestua Pole Qorri dhe Julian Aliaj, që u kap me pistoletë gjatë operacionit.

Ndërsa për berberin, shtetasin Armando Dano, me origjinë nga Shkodra, është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Të fundit