Flash News

E-TJERA

Ndikimi i anticiklonit afrikan, parashikimi i motit për sot

Ndikimi i anticiklonit afrikan, parashikimi i motit për sot
Moti

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga aktiviteti i Anticiklonit afrikan, i cili do të sjellë stabilitet të motit në këtë fund tetori, në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare dhe dendura në orët e para të mëngjesit. Gjatë ditës vranësirat do t’ia lenë vendin kthjellimeve.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NË) me shpejtësi maksimale 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  8/17°C

Zonat e ulëta  11/23°C

Zonat bregdetare 13/22°

Të fundit