Flash News

E-TJERA

Ndikimi i luftës te çmimi i karburanteve/ Konfindustria kërkesa Ramës: Nevojiten rezerva për 3 muaj, ul barrën fiskale

Ndikimi i luftës te çmimi i karburanteve/ Konfindustria kërkesa

Lufta në Ukrainë pritet të ndikojë edhe në ekonominë e Shqipërisë. Nisur nga zhvillimet atje, Konfindustria kërkon nga qeveria ndëmarrjen e ndryshimeve rrënjësore të politikave fiskale dhe institucionale në fushat kryesore të ekonomisë kombëtare, duke filluar nga sektori i karburanteve.

Si masë e parë, Konfindustria kërkon të ulet barra fiskale në tregëtimin e karburanteve dhe krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve për ta përcjellë uljen e çmimit te biznesi dhe qytetarët.

Sipas saj, pagesat fiskale sot zënë më shumë se 55-60% të çmimit përfundimtar të shitjes, ndërsa shton se Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë të karburanteve në rajon.

Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që të ndërpresë menjëherë nismën e rritjes së fshehtë të tarifave me 70 milionë euro shtesë të koncesionit të metrologjisë së karburanteve.

Gjithashtu vlerëson se është e domosdoshme të kërkohet nga kompanitë plotësimi i kushtit ligjor për 3 muaj rezerva te karburanteve dhe të bashkëpunohet për shtimin e mëtejshëm të tyre.

Konfindustria vlerëson se çmimet e larta të karburanteve rrezikojnë të rriten më tej nga kriza e fundit Rusi-Ukrahinë. Barra tepër e lartë fiskale e karburanteve favorizon kartelet në treg dhe kontrabandën në nivele me dhjetra milionë dollarë në vit evazion fiscal, thotë Konfindustria.

Kjo e fundit ka kërkuar më herët ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar rritjen e konsiderueshme të çmimit të karburanteve.

 

Të fundit