E-TJERA

Ndikimi nga periferia e presionit të ulët atmosferik, si do të jetë moti sot

Ndikimi nga periferia e presionit të ulët atmosferik, si do të
Foto ilustruese

Mot sot do të jetë relativisht i paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë, për shkak se gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik.

Dita do të vijojë me mjegull kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjshtohet mundësia e reshjeve të izoluara në Jugperëndim.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  7/17°C

Zonat e ulëta  10/22°C

Zonat bregdetare 13/21°C

Ditari politik

Të fundit