E-TJERA

Ndodh edhe kjo: Qeshi kur kaloi Edi Rama, gruaja nga Tirana shoqërohet në polici

Ndodh edhe kjo: Qeshi kur kaloi Edi Rama, gruaja nga Tirana shoqërohet

Ndodh edhe kjo, që një grua të shoqërohet në komisariat nga policia, pasi qeshi kur pranë rrugës ku ndodhej ajo, qeshi kur po kalonte kryeministri Edi Rama.

Ndodh edhe kjo: Qeshi kur kaloi Edi Rama, gruaja nga Tirana shoqërohet

Rasti është denoncuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, teksa i referohet njoftimit të autoriteteve.

Ngjarja ka ndodhur në datë 15 tetor në kryeqytet, në rrugën Fuat Toptani në orën 20.10 me pretendimin se ka prishur qetësinë publike.

Sipas Hoxhës, mes personave që kanë dhënë deklaratën ishte edhe polici i patrullës.

 

Postimi i gazetares:

Nje 45 vjecare me inicialet T.B, perfundoi per pak ore ne komisariatin numer 1 me urdher te gardes, pasi keta te fundit e konstatuan duke qeshur e per kete arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetesine publike. Madje akoma dhe me teper.
Burimet zyrtare me thone se ngjarja - ka ndodhur ne daten 15 tetor ne kryeqytet, ne rrugen Fuat Toptani ne oren 20.10. Mes personave qe kane dhene deklarate nuk eshte vetem gruaja qe u shoqerua dhe u pyet, por edhe polici i patrulles qe shprehet se ;
- une nuk kam konstatuar qe kjo femer te prishte qetesine publike.
"Por ate e solli punonjesi i
Gardes se Republikes ' shpjegon si deklarues qe tregon rrethanat e hetimit oficeri D. D.
Historia e pabesueshme " e qeshjes se ndaluar" shtjellohet akoma me teper me rrefimin e vete gruas qe qeshi.
' Isha duke dale nga puna qe ndodhet ne Kalane e Tiranes dhe pashe kryeministrin, ku pasi ai tha dicka qe une nuk e degjova mire , qesha me ze te larte".
Ne keto momente policia e zene ngushte nga kerkesat e Gardes per ta shoqeruar kundravajtesen, e shoqeroi per veprimet e para hetimore ne komisariatin numer 1. ' Femra ne momentin qe na i dorezoi punonjesi i gardes nuk kishte maske ne fytyre dhe ne keto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj" deklaron oficeri i cili fillimisht mesohet te kete hezituar dhe per tju bindur gardes ka kerkuar ta kryeje shoqerimin pak minutesh te gruas qe qesh . Polici thotë se ka kerkuar nje sherbim ne te cilin duhet te merrte pjese ne aksion edhe nje oficere femer.
Kjo qe sapo shkrova nuk eshte anektode. Ka ndodhur vertet ne mes te Tiranes dhe raportohet pikerisht keshtu ne shkresat zyrtare. Teutes i kushtoi e qeshura nje xhiro ne polici.
Neser , dikujt tjeter mund ti kushtoje me shume, por mos rrini asnjehere pa qeshur.
Eshte ilaci me i mire per jeten! 

Ditari politik

Të fundit