Flash News

E-TJERA

Ç’ndodh me Tiranën pas 31 tetorit? Ish-kreu i KQZ tregon dy skenarët e mundshëm

Ç’ndodh me Tiranën pas 31 tetorit? Ish-kreu i KQZ tregon dy

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka komentuar pezullimin e dekretit të presidentit Begaj nga Gjykata Kushtetuese.

I ftuar në News24, Kume tha se vendimi i Kushtetueses për të pezulluar dekretin presidencial është një veprim parandalues për të shmangur pasoja të pariparueshme.

“Kushdo që bën një padi, e shoqëron atë me kërkesën që të mos veprohet derisa të merret një vendim gjyqësor. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Tiranë për të mbrojtur nga pasoja të mundshme të pariparueshme, duke qenë se ende nuk është shqyrtuar ankimimi i Veliajt,” u shpreh Kume.

Kume tregoi edhe dy skenarët që pritet të ndodhin në varësi të vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese më 31 tetor: zhvillimi i zgjedhjeve të reja pas vendimit ose mosmbajtja e zgjedhjeve, duke e lënë gjendjen aktuale të pazgjidhur deri në zgjedhjet e radhës në vitin 2027.

Të fundit