Flash News

E-TJERA

Ndodh në Bashkinë e Vlorës: Hap konkurs dhe interviston veten, në fund vetëshpallet fituese

Ndodh në Bashkinë e Vlorës: Hap konkurs dhe interviston veten,

Në qershor në Bashkinë e Vlorës u miratua pozicioni i “Përgjegjësit” në sektorin e Shpronësimeve pranë Drejtorisë së Pronave dhe Aseteve. U vendosën dy kritere kryesore: 5 vite eksperiencë dhe studime në drejtim juridik.

Në fund, vetëm një kandidate përmbushi këto kushte dhe u shpall fituese. Bëhet fjalë për zonjën Anisa Plepi, e komanduar drejtoreshë e burimeve njerëzore, por që po vetë konkurroi për postin tek Shpronësimet. Kur gazetarja i kërkoi shpjegime, ajo braktisi vendin e punës dhe u largua.

Avokati Arben Llangozi ka denoncuar këtë rast si një shkelje të ligjit dhe një veprim, që përbën korrupsion, duke e cilësuar si vepër penale, favorizimin, që i bëhet drejtoreshës së komanduar për të marrë këtë pozicion.

Ai kërkon, që prokuroria speciale të nisë hetimet për rastin. Megjithatë drejtoresha nuk u tërhoq dhe në fund u shpall fituese për këtë vend pune./tvklan.al

Të fundit