Flash News

E-TJERA

Ndodh në Korçë, 19-vjeçarja franceze lind brenda ambulancës

Ndodh në Korçë, 19-vjeçarja franceze lind brenda

Një 19 vjeçare franceze ka lindur ditën e sotme foshnjën e saj në ambulancë.

Mësohet se ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë kur ka kërkuar ndihmën mjekësore, në qytetin e Korçës.

Në momentin kur ambulanca ka marrë të renë për ta transportuar drejt maternitetit, ajo e ka sjellë foshnjën në jetë brenda mjetit.

Francezja me iniciale S.F. është e martuar në Korçë, ndërkohë që foshnja e gjinisë femër ishte lindja e saj e dytë. Mësohet se foshnja është dërguar drejt Tiranës për shkak të lindjes të parakohshme, megjithatë nga informacionet thuhet se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Të fundit