Flash News

E-TJERA

Ndodh në Korçë: Nusja 33-vjeçare rreh vjehrrën, kunatin dhe të bijën, më pas thyen orenditë e shtëpisë

Ndodh në Korçë: Nusja 33-vjeçare rreh vjehrrën,
Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakonte është shënuar në lagjen nr. 13 të Korçës.

Një 33-vjeçare është vënë në pranga për shkak se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vjehrrës M. A., 63 vjeçe, ndaj kunatit E. A., 37 vjeç, ndaj vajzës së saj të mitur 4-vjeçare, si edhe ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases H. A., 33 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, në banesë, kjo shtetase dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vjehrrës së saj shtetases M. A., 63 vjeçe, ndaj kunatit E. A., 37 vjeç, ndaj vajzës së saj të mitur 4-vjeçare, si edhe ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës””, njofton policia.

Të fundit