Flash News

E-TJERA

Ndodh në Vlorë/ 82-vjeçarja në ndjekje penale se ndërtoi një kotec pulash ‘pa leje’

Ndodh në Vlorë/ 82-vjeçarja në ndjekje penale se

Një 82-vjeçare nga Narta e Vlorës është marrë në ndjekje penale pasi akuzohet se koteci i pulave që po rindërtonte është konsideruar ndërtim pa leje nga prokuroria.

Për këtë 82-vjeçarja është në gjyq dhe rrezikon burgun.

Geron Gunbardhi, avokati i 82-vjeçares tha për emisionin Sot në Euronews Albania tha se ndaj të moshuarës pati një denoncim nga ana e fqinjit të saj për ndërtim pa leje. Ai tregoi se e moshuara u mor me dhunë nga furgoni i policisë dhe madje u çua në prokurori, pavarësisht moshës.

Aty ka zbarkuar gjithë shteti, kryetari i bashkisë dhe policia dhe ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme plakën duke i thënë se po bën ndërtim pa leje. Plaka u nxor zvarrë me furgon policie, plaka jeton e vetme.

Pastaj e kërkuan në prokurori. Kur e çova në prokurori plaka dridhej e tëra dhe mendova se kjo çështje do mbyllej, por organi i akuzës e çoi ndërtim pa leje të një magazinë pa leje në fshatin Nartë”, tha avokati.

 

 

Të fundit