Flash News

E-TJERA

Ndodh në Vlorë/ Peshkatari kap peshkun e rrallë, më pas ‘xhiro’ në shëtitore me të mbi supe

Ndodh në Vlorë/ Peshkatari kap peshkun e rrallë, më pas

Një peshkatar në Vlorë ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe turistëve pasi ka kapur një peshk të llojit lic në ujërat e gjirit të qytetit. Sipas dëshmitarëve, ai e ka përdorur shtizën për ta kapur, një teknikë jo shumë e zakonshme për zonën.

Pas kapjes, peshkatari është parë teksa mbante peshkun mbi supe dhe kalonte përgjatë shëtitores së Vlorës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Peshku lic është një specie e rrallë në gjirin e Vlorës, gjë që e bën këtë kapje një arritje të veçantë për peshkatarin dhe një pamje interesante për të gjithë ata që ndodheshin në shëtitore.

Të fundit