Flash News

E-TJERA

Ç'ndodh nëse Balluku nuk i përgjigjet prokurorëve të posaçëm? Gazetarja: Do të shoqërohet me forcë

Ç'ndodh nëse Balluku nuk i përgjigjet prokurorëve

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është thirrur sot nga Prokuroria e Posaçme si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Megjithatë, deri tani nuk është konfirmuar nëse ajo do të paraqitet në ambientet e prokurorisë.

Gazetarja Klodiana Lala sqaroi sot se Balluku nuk pritet të paraqitet gjatë ditës, pasi ndodhet në një vizitë jashtë vendit.

Ndaj në këto kushte, sipas saj prokurorët e posaçëm duhet të lëshojnë një fletëthirrje të re për një datë tjetër.

Thirrja e Ballukut për t’u paraqitur në SPAK është shoqëruar me kërkesën që ajo të jetë e asistuar nga një avokat, çka nënkupton se mund të jetë në prag të komunikimit zyrtar të akuzës.

Gazetarja Lala raportoi se hetimet ndaj Ballukut lidhen me dosjen e Evis Berberit, ish-drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i arrestuar në pranverë për disa akuza, përfshirë korrupsionin. Gjatë kontrollit në banesën e tij dhe të bashkëshortes, janë sekuestruar pajisje elektronike ku dyshohet se janë gjetur të dhëna që implikojnë Ballukun në abuzime me tendera.

Nëse zëvendëskryeministrja refuzon të paraqitet në SPAK, Lala sqaron se ligji parashikon që ajo të thirret me forcë, përmes ndërhyrjes së policisë. 

Të fundit