Flash News

E-TJERA

Ndodhet në ‘arrest shtëpie’, i vihet tritol makinës së një personi të dënuar për trafik droge në Krujë

Ndodhet në ‘arrest shtëpie’, i vihet tritol makinës
Foto ilustruese

Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet në fshatin Zallë të Krujës.

Sipas policisë, mjeti ishte i parkuar në banesën e Lirim Talit, i cili njihet si person me precedent penal për trafik droge, dhe aktualisht ndodhej në arrest shtëpie.

Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.  

“Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se pronari i mjetit,  Lirim Tali, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”’, sqaron policia.

 

Të fundit