Flash News

E-TJERA

Ndoka: Jam shofer i rregullt dhe s’kam marrë kurrë një gjobë; Si e ndëshkova tim bir kur bëri shkelje rrugore

Ndoka: Jam shofer i rregullt dhe s’kam marrë kurrë një

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka treguar se është një shofer i rregullt dhe këtë e dëshmon fakti se deri tani nuk ka marrë asnjë gjobë për shkelje.

I ftuar në Report tv, Ndoka tregon edhe se tre djemtë e tij nuk kanë makina personale, madje njëri prej tyre është ndëshkuar kur ka kryer shkelje rrugore me makinën e Ndokës.

“Nuk kam marrë asnjëherë gjobë, kam tre cuna të rritur dhe asnjëri prej tyre nuk ka një makinë personale dhe nuk do e kenë deri sa ta blejnë vetë, dhe njërit që ia kam dhënë makinën për të shkuar në një festë, ka bërë shkelje rrugore dhe e kam dënuar unë për 6 muaj, këto janë masa që duhet t’i marrim nga vetja jonë”, tha Ndoka.

 

Të fundit