Flash News

E-TJERA

Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi

Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit

Rreth një muaj pasi u zgjodh nga parlamenti si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqje.

Ende nuk dihen arsyet dhe motivin që çoi aktorin e njohur të dorëhiqet.

Kujtojmë se Xhepa u zgjodh me shumicë votash në parlament më 22 mars 2024 dhe u emërua anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar me 95 vota pro, asnjë abstenim dhe kundër.

Kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka ka shpallur vakancën për anëtarë në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Të fundit