Flash News

E-TJERA

Ndryshime në Akademinë e Albanologjisë, Gjinushi shkarkon drejtorët e instituteve pa u mbaruar mandati

Ndryshime në Akademinë e Albanologjisë, Gjinushi shkarkon

Gjashtë institutet e Albanologjisë prej 1 janarit të 2024 i kaluan Akademisë së Shkencave dhe pas këtij vendimi, kanë ndryshuar edhe institutet. 

Ato cilësohen nga Akademia si njësi të përhershme të kërkim-studimit dhe nuk ndryshon vetëm emërtimi. Më 10 janar, Akademia e Shkencave ka publikuar një tjetër vendim, për ndryshimin e drejtorëve të instituteve.

Përveç Valter Memishaj që mban kreun e Gjuhësisë dhe Letërsisë, të gjithë drejtuesit e tjerë kanë dorëzuar mandatet për t’ia pasuar emrave të rinj, që ka caktuar kryesia Akademisë së Shkencave e firmosur Skënder Gjinushi, si kreu i kësaj akademie.

Në krye të Institutit të Arkeologjisë është vendosur Adem Bunguri, ndërsa në krye të Historisë Profesor Hamit Kaba. Olsi Lela caktohet Drejtor i Antropologjisë ndërsa Stefan Çapaliku në krye të qendrës së Studimit të Arteve.

Drejtuesit e rinj janë të përkohshëm deri në zgjedhjet që pritet të mbahen për kryesinë e secilit institut, ndërsa ata akademikë e kërkues shkencor që ishin në krye të instituteve janë detyruar të dorëzojnë mandatin, edhe pse mandati i tyre përfundonte dy vite më pas.

 

Të fundit