Flash News

E-TJERA

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu firmos lëvizjen e drejtorëve në Kukës, Elbasan dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Ardi Veliu firmos lëvizjen e
Ardi Veliu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur ndryshime në Kukës, Elbasan dhe Dibër.

Bëhet me dije se Arjan Muça, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan do të transferohet në Tiranë tek Drejtoria e Përgjithshme për t’ia lënë vendin zv/drejtorit Alket Shatro.

Ndërkohë, në Kukës Erigert Mitri, drejtor i Drejtorisë Vendore po ashtu transferohet në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë teksa në vend të tij emërohet Alban Çela, drejtori i DVP Kukës.

Ndërsa Skënder Kalemi i Dibrës do të transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në vend të tij do të shkojë Artur Selimi që mbante detyrën e zv/drejtorit të Drejtorisë në Vlorë.

Të fundit