Flash News

E-TJERA

Ndryshime në Policinë e Shtetit, çfarë ka vendosur Muhamet Rrumbullaku

Ndryshime në Policinë e Shtetit, çfarë ka vendosur Muhamet

Ndryshime në Policinë e Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime në komisariate të ndryshme të vendit.

Në komisariatin nr.2 është emëruar drejtues Loard Sallaku, i cili më herët ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Krujë.

Në Shkodër, shef komisariati është emëruar Idriz Daulle. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e shefit të rendit në drejtorinë e Tiranës.

Oltian Agolli është emëruar shef i policisë Sarandë, duke zëvendësuar Klodian Kondin, që tashmë do të shkojë në Policinë e Pogradecit.

Ndërkohë në Drejtorinë e Policisë së Vlorës është emëruar Elton Alushi si zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve.

 

Të fundit