Flash News

E-TJERA

Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministri i Ballukut

Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministri i Ballukut

Lirohet nga detyra, Hantin Bonati zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë, ndërsa nuk bëhet me dije se kush do të emërohet në këtë post në vend të tij.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Të fundit