Flash News

E-TJERA

Ndryshime të reja në kabinet, emërime dhe shkarkime te Arsimi, Mjedisi dhe Bujqësia

Ndryshime të reja në kabinet, emërime dhe shkarkime te Arsimi,

Ndryshime të reja janë miratuar nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij gjatë  mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.

Mësohet se Herida Duro është emëruar zëvendësministër i Arsimit dhe Elda Xhumari zëvendësministër i Mjedisit.

Ndërkohë, është liruar nga detyra Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ndryshimet në përbërjen e institucioneve

–              Znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

–              Znj. Herida Duro emërohet zëvendësministër i Arsimit.

–              Znj. Elda Xhumari emërohet zëvendësministër i Mjedisit.

– Z. Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Të fundit