Flash News

E-TJERA

Ndryshimet kushtetuese, Kim takon Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn

Ndryshimet kushtetuese, Kim takon Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Ballën dhe atë demokrat, Alfred Rushajn.

Takimi u zhvillua paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit. Fokusi i takimit ka qenë zgjatja e afateve të organeve të vetingut.

Më herët Kim ka deklaruar se Kuvendi duhet të votojë pro zgjatjes së afateve. Kjo çështje kërkon ndërhyrje në Kushtetë dhe konsenus mes palëve. Takim vjen përpara mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, ku pritet të diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Yuri Kim ka kërkuar sot që palët të respektojnë njëra-tjetrën dhe të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur. Sipas saj, PD dhe PS duhet t'i diskutojnë dallimet me ndershmëri.

"Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur", thuhet ndër të tjera në reagimin e Kim pas takimit me Ballën dhe Rushajn.

 

Të fundit