Flash News

E-TJERA

Ndryshimet kushtetuese, Komisioni i Venecias merr kërkesën: Opinioni do të nxirret në kohën e duhur

Ndryshimet kushtetuese, Komisioni i Venecias merr kërkesën: Opinioni

Komisioni i Venecias ka konfirmuar se ka marrë zyrtarisht kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet opinioni për shtyrjen e afatave të organeve të vetingut, që kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Kërkesa mban firmën e kryeparlamentares Lindita Nikolla, ndërsa "Venecia" bën me dije se opinioni do të dalë në kohën e duhur.

"Me shkresën e datës 5 nëntor 2021, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Lindita Nikolla, i kërkoi Komisionit të Venecias një opinion për mandatin e organeve kalimtare të rivlerësimit (organeve të verifikimit) për gjyqtarët dhe prokurorët.

Ky opinion po përgatitet në kuadër të Mekanizmit të Koordinimit të Ekspertizës në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Lehtësia Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”. Ai do të nxirret në kohën e duhur dhe do të dorëzohet për miratim në seancën plenare të dhjetorit 2021", thuhet në njoftim.

Mazhoranca kërkon zgjatjen e vetingut deri në dhjetor të 31 dhjetor të vitit 2024. Ndryshimet kushtetuese kanë marrë mbështetjen dhe të ndërkombëtarëve, si ambasadorja Yuri Kim apo Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Mandati i anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe dy Komisionerëve Publikë mbaron në qershor të vitit që vjen. Ndaj PS kërkoi zgjatjen e mandateve të vetingut. Por për të realizuar ndërhyrjet në Kushtetutë nevojitet dhe opozita.

Që Kushtetuta të preket duhen të paktën 94 vota dhe realizimi i kësaj reforme kërkon uljen në tryezë të PS dhe PD dhe arritjen e një kompromisi.

 

Të fundit