Flash News

E-TJERA

Ndryshimet në Kodin Penal, ambasadori i BE për nismën e qeverisë: Duhet të respektohet lufta kundër korrupsionit

Ndryshimet në Kodin Penal, ambasadori i BE për nismën e

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar lidhur me nismën e qeverisë shqiptare për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, konkretisht për dispozitën që lidhet me pezullimin e zyrtarëve publikë nën hetim.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Gonzato theksoi se Bashkimi Europian po e ndjek nga afër propozimin dhe shton se çdo zhvillim që prek sundimin e ligjit dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë është në vëmendje të vazhdueshme të BE-së.

Ambasadori theksoi se BE pret që çdo iniciativë ligjore të jetë në përputhje me angazhimet e përgjithshme të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.  

"Ne po e ndjekim nga afër këtë ndryshim të propozuar në Kodin e Procedurës Penale, që është neni që i lejon një gjykate të pezullojë një zyrtar publik që është nën hetim. Sepse çdo gjë që lidhet me sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë është diçka që ne e ndjekim nga afër dhe e vlerësojmë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet kandidate.

Sistemi i drejtësisë është në zemër të punës dhe kërkesave të një vendi në kontekstin e negociatave të anëtarësimit.

Pra, ne presim që çdo nismë legjislative të jetë në përputhje me angazhimet e përgjithshme të qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër se si ndikon kjo në këta elementë", u shpreh Gonzato. 

Të fundit