Flash News

E-TJERA

Ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Gledis Nano e nis prezantimin me qarkun ‘e nxehtë’ të krimit

Ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Gledis Nano e nis prezantimin me

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano prezantoi një ditë më parë ndryshimet e bëra në drejtoritë e Policisë në nivel qarku.

Prezantimi i drejtorëve të rinj ka nisur sot me qytetin e Elbasanit. Nano ka prezantuar si Drejtorin e ri të Policisë në Elbasan Ardian Çipa. Mësohet se Nano ka nënvizuar me rëndësi në postin e ri të Çipës, luftën ndaj krimit.

Kujtojmë se Elbasani është një nga qarqet më të nxehta s ai përket krimeve, përfshirë këtu sidomos vrasjet e kryera për larje hesapesh nga pazaret e drogës dhe jo vetëm.

Kreu i Policisë së Shtetit, teksa prezantoi ndryshimet, paralajmëroi se këto janë vetëm lëvizjet e para duke theksuar se do të ketë edhe ndryshime në nivel vendor.

"Lëvizjet e mësipërme i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor. Ndërkohë jemi në procesin e përmirësimit të akteve normative që rregullojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit, aplikimit të sistemit të ri të vlerësimit të performancës, si një instrument kyç për të përmirësuar besueshmërinë dhe transparencën gjatë ecurisë në karrierë të punonjësve të Policisë së Shtetit, si dhe të studimit për riorganizimin e përgjithshëm të strukturës së Policisë së Shtetit", tha Nano.

Të fundit