Flash News

E-TJERA

Ndryshimet në statutin e PD, Harxhi: Fshesa e radhës për zërat kritikë, Basha kërkon të kontrollojë Këshillin Kombëtar

Ndryshimet në statutin e PD, Harxhi: Fshesa e radhës për

Ish-kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se me ndryshimet statuore që ka propozuar kërkon që të privatizojë Këshillin Kombëtar të PD. Sipas saj, propozimet e Bashës nuk janë risi, por kthim pas.

“Zoti Basha i ka propozuar këto si risi. Përkundrazi, ky është një kthim mbrapa i PD. Duke qenë se kryetari Basha kërkon të kontrollojë përfundimisht Këshillin Kombëtar, i cili deri tani kishte një lloj pavarësie deri diku”, tha Harxhi për "A2 cnn".

Sa i përket zgjedhjeve për një Këshilli të ri Kombëtar, Harxhi i cilësoi si spastrimin e fundit që Basha do që t’i bëjë zërave kritikë.

“Kjo do të jetë fshesa e radhës, pastrimi i radhës, spastrimi i radhës në PD për arsye sepse kjo bëhet për të larguar nga partia ata që nuk janë besnikë të kryetarit”, shtoi Harxhi.

Kjo e fundit solli në vëmendje se në vitin 2017 propozoi disa ndryshime në PD dhe se asnjë prej tyre nuk u mor parasysh.

Të fundit