Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndryshimi i klimës të sëmur: Bota në rrezik nga kriza e shëndetit

Shkencëtarët kanë dhënë alarmin: Shumë sëmundje bëhen më rezistente kur moti kalon në ekstreme si nxehtësia dhe përmbytjet. Imuniteti bie dhe sëmundjet përhapen më shpejt nëpër botë.
Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu favorizon shumë përhapjen dhe shpërthimin e sëmundjeve infektive. Në këtë përfundim kanë ardhur autorët e një studimi të Universitetit të Havajit, botuar në revistën shkencore "Nature". "Ishte e tmerrshme të shikoje çfarë rreziku përbëjnë emisionet e dioksidit të karbonit për shëndetin,” thotë Camillo Mora, profesor në shkollën College for Social Science në Universitetin e Havajit dhe autori kryesor i studimit.
Studiuesit panë gjatë vlerësimit të më shumë se 800 punimeve shkencore se 58 përqind e sëmundjeve infektive të studiuara bëhen më rezistente nga ndryshimi i klimës. Në më shumë se tre mijë raste u dëshmua lidhja që ekziston midis tyre. Nga 375 sëmundjet e studiuara, sipas studimit, 160 mund të bëhen më rezistente nga nxehtësia, 121 nga përmbytjet, 71 nga stuhitë, 81 nga thatësira dhe 43 nga ngrohja e detrave.
"Trazirat shoqërore të krijuara nga pandemia e COVID-19 japin një vlerësim shqetësues për krizën në rritje të shëndetit të nxitur nga ndryshimi i klimës,” thuhet në studim.
Ndotje e ujrave nga thatësirat dhe stuhitë
Lidhjet midis ndryshimit të klimës dhe sëmundjeve janë shumë të ndryshme: Mungesa e ujit dhe ushqimit shkaktuar nga thatësirat bëjnë për shembull që kafshët e egra të guxojnë t'i afrohen më shumë zonave të banuara. Nga kjo rritet rreziku për njerëzit, të cilët infektohen me sëmundje të transmetueshme nga kafshët dhe parazitët.
Thatësirat bëjnë që njerëzit të jenë të detyruar të pijnë ujëra të ndotura. Kështu shkaktohen sëmundjet e diaresë ose kolerës.
Stuhitë, reshjet e mëdha dhe përmbytjet mund të dëmtojnë rrugët, kabllot e rrymës ose sistemin e ujrave të zeza dhe të ndërpresin furnizimin me ujë të pastër dhe të pijshëm. Ngjarje të tilla kanë bërë në të kaluarën që të shpërthejnë hepatitis A dhe E, sëmundja e rotavirusit dhe e tifos.

I nxehti dobëson sistemin imunitar
Një pikë tjetër: Sistemi imunitar dobësohet nga ushqimi i pamjaftueshëm që shkaktohet nga thatësirat dhe nga rrymat e të nxehtit, duke u bërë më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Edhe stresi dhe ekstreme të tjera moti mund ta dobësojnë sistemin imunitar të njerëzve dhe kafshëve.
Studiuesit kanë parë për shembull se nxehtësia dhe mungesa e ushqimit bëjnë që lakuriqët e natës të sekretojnë më shumë viruse duke favorizuar kështu shpërthimin e virusit hendra. Ai mund të shkaktojë infeksione të rënda të trurit tek njerëzit. Shkencëtarët kanë identifikuar gjithsej më shumë se 1000 mundësi të ndryshme, që tregojnë se si ndryshimi i klimës nxit shpërthimin e sëmundjeve.
Mushkonjat sjellin sëmundje tropikale në Europë
Temperaturat e larta jo vetëm që nxisin përhapjen e patogjeneve dhe rrisin rrezikun e infektimit, ato favorizojnë edhe përhapjen e transmetuesve, të ashtuquajturve "vektorë”. Këta bëjnë për shembull që mushkonjat ose parazitët e tjerë të shumohen në zonat e ngrohta. Nga ngrohja e tokës, ato mund të jetojnë edhe në rajone që nuk kanë qenë banuar më parë prej tyre.
Studimi ka gjetur më shumë se 100 sëmundje të përhapura nga vektorët, që bëhen më rezistente nga ndryshimi i klimës.
"Në Gjermani dhe në Europë ne shohim tani ndikimin e aktiviteteve që varen nga klima mbi nxitësit e sëmundjeve,” thotë Dr. Renke Lühken nga institute Bernhard-Nocht për mjekësinë tripikale në Hamburg (BNITM), kur flet për Deutsche Wellen. Virologu është ekspert për sëmundjet që përhapen nga insektet dhe nuk ka marrë pjesë në studimin, për të cilin u fol më sipër.

Përhapje e mushkonjave agresive
Ekspertët shqetësohen shumë për përhapjen e mushkonjës aziatike, mushkonjës tiger, thotë Lühken. Ato janë duke u vendosur në pjesë të tjera të Europës është "sidomos përgjegjëse për shpërthimin e virusit Chikungunya dhe virusit Dengue-Virus në Mesdhe,” thotë virologu më tej. "Ajo është shumë agresive dhe e depërtueshme. Ajo është në gjendje të transmetojë tek njeriu më shumë se 20 viruse të ndryshme dhe të zerë vendin e mushkonjave vendase. Përveç kësaj ajo është shumë e adaptueshme, sa i përket zgjedhjes së vendit të shumimit,” shton Artur Jöst, biolog dhe ekspert për mushkonjat aziatike tiger në institutin e dipterologjisë në Speyer.
Virusi i këpushës dhe ethet Dengue çojnë në temperatura të larta te njeriu, acarim të lëkurës dhe dhimbje koke, kockash dhe gjymtyrësh. Në një studim të vitit 2020, studiuesit e Universitetit të Xhorxhias, SHBA paralajmërojnë se deri në vitin 2050 më shumë se 1,3 miliardë vetë do të jetojnë në zonat ku është i përhapur virusi i këpushës. Më shumë se 700 milionë vetë do të jetojnë në temperatura që e bëjnë transmetimin të mundshëm gjatë gjithë vitit.
"Kjo është shqetësuese, sepse ekzistojnë pak vaksina të lejuara kundër këtyre patogjenëve,” thotë Lühken nga BNITM. 17 përqind e gjithë sëmundjeve infektuese transmetohen nga vektorët. Gati 700 milionë vetë sëmuren çdo vit nga një sëmundje që transmetohet nga mushkonjat, më shumë se një milion humbasin jetën.

Reduktimi i CO2 ndihmon luftimin e sëmundjeve
Presidenti i institutit Robert Koch (RKI), Lothar Wieler, bën thirrje që t' i kushtohet më shumë vëmendje sëmundjeve ekzotike në Gjermani. "Ndryshimi i klimës ka bërë që në Gjermani të zgjerohet hapësira ku jetojnë mushkonjat dhe këpushat ", thotë Wieler para gazetarëve. "Shumë lloje mushkonjash dhe këpushash mund të transmetojnë patogjenë infeksionesh viralë, bakterialë dhe parazitarë,” thotë Wieler. "Edhe kthimi i malarjes është i mundshëm."
Sipas shkencëtarëve të studimit të botuar në "Nature" është e vështirë dhe gati e pamundur, të pengosh përhapjen e sëmundjeve që nxiten nga ndryshimi i klimës, ose të përshtatesh me to. Sepse patogjenët dhe rrugët e transmetimit janë të shumta. Prandaj ata mendojnë se duhet "trajtim agresiv” për reduktimin e emisioneve të gazrave që shkaktojnë efektin serë. /DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38