Flash News

E-TJERA

Ndryshimi i ligjit për pezullimin e ministrit, Muçi: Do kemi probleme serioze

Ndryshimi i ligjit për pezullimin e ministrit, Muçi: Do kemi

Eksperti ligjor Besnik Muçi foli në lidhje me ndryshimin me ligjin në kodin penal që ndalon organet e drejtësisë që të pezullojnë nga detyra një ministër si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë, nismë e propozuar sot nga PS. 

I ftuar në Opinion, ai tha se ndryshimi i këtij ligji mund t’i shkaktojë probleme Shqipërisë në Këshillin e Europës apo me institucionet e tjera ndërkombëtare anti-korrupsion.

“Duke dalë 4:4 në votim, Gjykata Kushtetuese nuk dha një vendim në lidhje me pezullimin e zv kryeministres Belinda Balluku. Tani çfarë kërkon qeveria? Dua të them se Presidenti dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mbajnë përgjegjësi për funksionet e veta kushtetuese, as presidenti në funksionet e veta, privilegj që nuk e kanë ministrat. Rama kërkon të bëjë mbrojtje të gjerë të funksioneve të larta shtetërore.

Para 2012 nuk mund të kryheshin hetime ndaj deputetit, pa dorëzuar mandatin, ndërsa sot kryhen veprime hetimore. Para 2012, ministri nuk mund të hetohej. Në atë kohë, ministri nuk mund të hetohej. Po kthehet imuniteti për anëtarët e qeverisë para 2012.

Ligji mund të kalojë shumë shpejt, që pasnesër. Është masë që kryeministri e ka marrë për veten dhe anëtarët e tij të qeverisë. Për pezullim të nëpunësit të qeverisë, Kosova ka kërkuar opinion ndërkombëtar dhe Komisioni i Venecias thotë se pezullimi i funksionit publik nuk shkakton asnjë problem. Ne do kemi probleme serioze dhe në Këshillin e Europës, nëse miratohen ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. SPAK ka bërë maksimumin që mund të bëj dhe në rastin e Ballukut. Po dëmtohen provat në këtë rast”, deklaroi Muçi.

Të fundit