Flash News

E-TJERA

Ndryshimi i statutit të PD, Ristani: Nuk sjell asgjë të re, ka nevojë për ndryshim të prekshëm

Ndryshimi i statutit të PD, Ristani: Nuk sjell asgjë të re, ka

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha propozoi ndryshimin e statutit të partisë, ku në thelb është zgjerimi i kryesisë, sipas të cilës kryetari i Këshillit Kombëtar, ai i bordit financiar, komisionit zgjedhor dhe apelimit caktohen automatikisht anëtarë të kryesisë.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Arben Ristani e quan propozimin e kreut të demokratëve jo thelbësor pasi nuk sjell diçka të re në fuqizimin e partisë. “Nuk janë thelbësore, janë kozmetikë dhe janë redaktim i statutit aktual. Nuk prekin thelbin, nuk sjellin asgjë të re”, ka thënë ai në Euronews.

Sipas Ristanit, Partia Demokratike ka nevojë për ndryshime të thella në raport me partinë që aktualisht është në pushtet. Ai shton se ky ndryshim duhet të bëhet sa më shpejt, ose në të kundërt opozita do ta ketë të vështirë që edhe pas 12 vitesh të kthehet në pushtet.

“PD ka nevojë për freski, ka nevojë për një ndryshim të thellë dhe të prekshëm nga çdokush në raport me PS apo më saktë me regjimin në pushtet, në rast se nuk bëhet kjo diferencë që njerëzit ta prekin, do ta ketë të vështirë që edhe pas 12 vitesh opozitë të kthehet në pushtet”, tha ai.

Të fundit