Flash News

E-TJERA

Ndryshimi vjetor i çmimeve shkon në 7.7% në gusht, çfarë është shtrenjtuar më shumë

Ndryshimi vjetor i çmimeve shkon në 7.7% në gusht,

Ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin gusht është 7,7 %. Rritje e kostove duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Ndryshimi vjetor i çmimeve shkon në 7.7% në gusht,

Rritja më e madhe e çmimeve prej 14,4 % vërehet në grupin “Transporti”. Vlen për t’u theksuar se çmimet e karburanteve kanë shënuar nivele të larta, duke sjellë një efekt zinxhir edhe te shtrnjtimi i produkteve.

Ndaj pas “Transportit”, rritjen më të lartë të çmimeve e kanë shënuar “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,3 %.

Më pas renditet “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 4,7 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 2,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,7 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,4 %, “Shëndeti” me 1,3 %, “Shërbimi arsimor” me 1,2 % dhe “Komunikimi” me 0,8 %.

Ndryshimi vjetor i çmimeve shkon në 7.7% në gusht,

Burimi: INSTAT

Të fundit