Flash News

E-TJERA

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, Bordi ul naftën dhe benzinën

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, Bordi ul naftën dhe

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet. Çmimi i naftës është ulur me4 lekë dhe nga 218 lekë/litër, do të shitet 214 lekë/litri.

Benzina është ulur me 5 lekë duke zbritur nga 200 lekë/litri në 195 lekë/litri. Gazi është ulur në 71 lekë/litri nga 73 lekë që u caktua më herët.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 120 lekë/litër”, njofton bordi.

Të fundit