Flash News

E-TJERA

Bordi ndryshon çmimet e ushqimeve, rritet sheqeri

Bordi ndryshon çmimet e ushqimeve, rritet sheqeri

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit  ka ndryshuar çmimin për ushqimet e shportës.

Duke filluar nga sot, çmimi i sheqerit nga 104 lekë që tregohej me pakicë do të shitet me 118 lekë. Ndërsa mielli është ulur me 7l ekë, i cili nga 90 lekë për kg do të shitet me 83 lekë për kg.

Bordi nuk ka ndryshuar çmimet e orizit dhe vajit, i cili edhe në mbledhjen e fundit të Bordit në muajin korrik, nuk u ndryshua.

VENDOSI

Miratimin e marzheve tavan që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si mëposhtë:

Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të miellit nga prodhuesi dhe ambalazhuesi llogaritet si vijon:

Kostos së importit të grurit plus detyrimeve të paguara në doganë i shtohet mbi to 32% kosto e përpunimit dhe ambalazhimit nga grurë në produkt të gatshëm miell; dhe

Mbi kostot e llogaritura sipas pikës së mësipërme “i”, shtojmë marzhin e tregtimit 2.5 lekë/kg për tregtarët e shumicës.

Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit miell masiv është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

Bordi ndryshon çmimet e ushqimeve, rritet sheqeri

Të fundit