Flash News

E-TJERA

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, çfarë ka vendosur Bordi i Transparencës

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, çfarë ka

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 6 lekë dhe nga sot do të tregtohet me 223 lekë/litri.

Edhe benzina do të shitet me 5 lekë më pak, 198 lekë për litër.

Ndërsa çmimi i gazit ndërkohë mbetet i pandryshuar. Gazi do të shitet me 78 lekë/litri

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186  lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Të fundit