Flash News

E-TJERA

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shitet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shitet

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja në lidhje me karburantet.

Sipas vendimit që hyn në fuqi ditën e sotme në orën 18:00, çmimi i naftës me pakicë është rritur me katër lekë për litër, pasi nga 169 që ishte në vendimin e fundit, tashmë do shitet me 173 lekë/litri.

Sa i përket çmimit të benzinës, është rritur me 1 lek, nga 172 lekë/litri, do shitet me 173 lekë/litri.

Edhe çmimi i gazit është rritur me 1 lek për litër, nga 62 lekë/litri , do të shitet tashmë me 63 lekë/litri me pakicë.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër.

 

Të fundit