Flash News

E-TJERA

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend, benzina ulet me vetëm 1 lekë

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve në vend, benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, por ulja që kanë pësuar, është sërish e papërfillshme.

Bordi ka vendosur që çmimi i naftës të ule me 3 lekë, ndërza i benzinës me 1 lekë. Gazi nuk ndryshon.

Duke nisur nga sot në orën 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, nafta do të tregtohet me se 211 lekë për litër, benzina me 194 lekë/litri dhe gazi me 71 lekë/litri.

Vendim i Bordit të Transparencës:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 25 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. 

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 848, +8 nga data 21.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 938, -7 nga data 21.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 112. 83 (-2.04 nga data 21.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Të fundit