Flash News

E-TJERA

Ndryshon Buxheti 2022/ Miratohet Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale

Ndryshon Buxheti 2022/ Miratohet Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale

Qeveria ka bërë ndryshimet e fundit në buxhetin e vitit 2022. Megjithëse kishte kohë që ishte lajmëruar rishikimi i buxhetit për të përcaktuar edhe nëse do të kishte një paketë të dytë për rezistencën sociale, qeveria i ka miratuar ndryshimet me Akt Normativ, pa kaluar për miratim në Kuvend.

Bazuar në Aktin Normativ, të ardhurat buxhetore rriten me 30 miliardë lekë, duke shkuar në 576 miliardë lekë nga 546 miliardë lekë që ishin programuar në aktin e parë normativ që u miratua në mars.

30 miliardë lekë të ardhura shtesë, nga të cilat 12 miliardë lekë do të përdorën për të ulur deficitin buxhetor dhe 13 miliardë lekë për rritjen e shpenzimeve publike.

Shpenzimet e përgjithshme buxhetore arrijnë në 660,6 miliardë lekë nga 647,7 miliardë që ishin programuar në mars.

Qeveria ka miratuar edhe Paketën e Dytë të Rezistencës sociale, e cila nga 6 miliardë lekë bëhet 12 miliardë lekë.

Pas miratimit të Aktit Normativ,pritet që të përcaktohet shuma që do të marrin kategoritë kategoritë përfituese të Paketës së Rezistencës Sociale. Paketa e parë e cila përfshinte familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët si edhe invalidët, iu ofroi përfituesve 3 mijë lekë për 3 muaj.

Të fundit