Flash News

E-TJERA

Ndryshon çmimi i karburanteve, rritet nafta dhe benzina, sa do të shitet gazi

Ndryshon çmimi i karburanteve, rritet nafta dhe benzina, sa do të

Bordi i Transparencës i mbledhur sot vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. 

Çmimi për naftën dhe benzinën është rritur, ndërsa gazi ka mbetur i pandryshuar.

Çmimet përcaktuara nga Bordi:

235 Lekë/litri për gazoilin;

211 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.  

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 15.04.2022, ora 18:00, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Të fundit