Flash News

E-TJERA

Ndryshon çmimi i naftës, vendimi i Bordit të Transparencës

Ndryshon çmimi i naftës, vendimi i Bordit të Transparencës

Çmimi i naftës ka rënë me 9 lekë për litër. Kështu është vendosur në mbledhjen e Bordit të Transparencës.

Duke nisur nga sot në orën 14.00 e deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, nafta do të shitet me 239 lekë/litri, benzina me 199 lekë/litri, ndërsa gazi me 78 lekë/litri.

Vendimi vjen pas uljes së çmimit të karburanteve në bursën Platts Mediteran. Megjithatë çmimet në vend janë vlerësuar të larta krahësuar me shtetet e tjera, duke marrë parasysh të ardhurat e ulëta të shqiptarëve.

Në njoftimin e Bordit të Transparencës thuhet:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Të fundit