Flash News

E-TJERA

Ndryshon masa e sigurisë për bashkëshortin e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka

Ndryshon masa e sigurisë për bashkëshortin e ish-gjyqtares Mimoza

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë edhe për bashkëshortin e ish-gjyqtares së Korçës, Mimoza Margjeka, Arben Carën, i cili akuzohet se mori shumën prej 6 mijë eurosh premtuar gjyqtares për të caktuar garanci pasurore për Orion Balin.

Nga “arrest me burg”, GJKOK ka vendosur masën "arrest shtëpie" për Carën. Mësohet se masa ndaj tij u zbut pas problemeve shëndetësore që kishte shfaqur.

Më herët gjykata ndryshoi edhe masën e sigurisë për ish-gjyqtaren Margjeka, nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".

Arben Cara u arrestua sëbashku me bashkëshorten e tij, Mimoza Margjeka pasi akuzohen se kanë marrë 6 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një masë sigurie nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali. Ky i fundit ishte vënë në pranga nën akuzën për kalim të paligjshme të klandestinëve në kufi.

Të fundit