Flash News

E-TJERA

Ndryshon pista për atentatin me tritol në Tiranë, Sabah Nuzi del si ndërmjetës, jo porositës

Ndryshon pista për atentatin me tritol në Tiranë, Sabah Nuzi del

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol i automjetit të Oltion Klosit në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 10 mars.

Fillimisht, policia dyshoi se atentati ishte porositur nga Sabah Nuzi, një i burgosur në burgun e Fushë Krujës, për shkak të një konflikti të mëparshëm me Klosin në Spanjë, lidhur me një borxh prej 15 mijë eurosh.

Por nga dëshmitë e fundit rezulton se Nuzi dhe Klosi nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Sipas deklarimeve, Nuzi ka vepruar si ndërmjetës, duke dhënë porosinë për llogari të personave të tjerë që kishin konflikte me 36-vjeçarin Klosi, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

Personi që vendosi lëndën plasëse në automjet është identifikuar si Jurgen Gjonaj, i cili ka pranuar se e mori përsipër atentatin për të shlyer një borxh prej rreth 15 mijë eurosh ndaj Nuzit. Sipas tij, borxhi kishte ardhur si pasojë e humbjes së një ngarkese droge në Gjermani.

Në pranga kanë rënë gjithashtu Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti, të akuzuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla akuzohen për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Të fundit