Flash News

E-TJERA

Ndryshon sërish çmimi i naftës, vendimi i Bordit të Transparencës

Ndryshon sërish çmimi i naftës, vendimi i Bordit të

Ka ndryshuar sërish çmimi i karburanteve. Kjo është hera e 3-të brenda tre ditësh që çmimi ndryshon.

Bordi i Transparencës ka vendosur ta ulë çmimin e naftës me 8 lekë. Nafta do të shitet me 235 lekë për litër, nga 243 lekë/litri që ishte një ditë më parë.

Rënie të çmimit ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 227 lekë, nga 229 që ishte një ditë më parë. Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshueshëm dhe do të shitet me 81 lekë për litër.

Çmimet e reja do të hynë në fuqi nga sot në orën 18.00 deri në mbledhjen e ardhhme të Bordit.

Vendimi i Bordit:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

 

Të fundit