Flash News

E-TJERA

Ndryshon skema, zbardhet mënyra si mund të aplikohet për pension on-line

Ndryshon skema, zbardhet mënyra si mund të aplikohet për pension

Janë më shumë  se 30 mijë të moshuar të cilët çdo vit mbushin moshën e daljes në pension.  Duke nisur që nga ky vit, mundësia për të aplikuar për pension, do të kryhet on-linë.

Kjo do të thotë që nuk do të jetë më  e nevojshme që të moshuarit të shkojnë pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve, pasi shërbimi do t’u ofrohet pa pagesë në portalin e-albania.  Ky njoftim vjen nga Instituti i Sigurimeve Shqoërore ku përmes një videoje kanë treguar hapat që qytetarët duhet të ndjekin për të aplikuar për pension pleqërie.

Aplikimi

Fillimsht duhe të shkoni në portalin e-albania . Në dritaren që do ju hapet duhet të zgjidhni kategorinë “Puna” , do t’ju shfaqen tri opsione, qytetarë, biznes  dhe administratë. Pasi të vendosni të dhënat tuaja, numrin e kartës së identitetit dhe fjalëkalimin atëherë do t’ju shfaqen shërbimet që ofrohen.  Do të klikoni në “Aplikim për pension pleqërie” dhe  do të plotësoni formularin me të dhënat tuaja personale, llojin e pensionit për të cilin po aplikoni dhe mënyrën e përfitimit bankë,postë etj.

Ndonëse kjo skemë ofron lehtësi, jo të gjithë pensionisët  mund të aplikojnë on-linë, prandaj kanë metodën e vjetër atë të dorëzimit të dosjes në sportelet e agjensisë së sigurimeve.

Skema e pensioneve

Aktualisht kjo skemë ofron tri lloje pensionesh: pensionin e pleqërisë, të invaliditetit dhe atë familjar. Për të fituar të drejtën e një pensioni pleqërie individi duhet të kontribuojë për një periudhë sigurimi të përcaktuar, jo më pak se 25 vjet dhe mund të marrë pension kur mbush 65 vjeç për burrat dhe 61 vjeç për gratë. Ndërsa për të fituar pension të plotë duhen 37 vite kontributive. Formula e re përcakton pensionin bazë dhe shtesën.  Baza është 7637 lekë, ndërsa shtesa është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme që personat e siguruar e kanë arritur nëpërmjet kontributeve të paguara.

Të fundit