Flash News

E-TJERA

Ndryshon tabela e renditjes/ Juventusi në delir, i kthehen 15 pikët dhe kap vendin e tretë në Seria A

Ndryshon tabela e renditjes/ Juventusi në delir, i kthehen 15 pikët

Juventusi ka fituar gjyqin në Këshillin e Garancisë në Komitetin Olimpik Italian në aspektin e lojës pasi ka marrë mbrapsht 15 pikët që i kishte hequr Federata Italiane nga renditja e këtij sezoni në Serinë A.

Tani që jemi afër fundit të sezonit, ky vendim ka kthyer sezonin për mirë tek Juventusi, pasi “Zonja e Vjetër” është ngjitur nga vendi i 7 në vendin e 3-të të renditjes. Juventusi shkon në kuotën e 59 pikëve, dy më pak se Lazio e vendit të dytë dhe tre më shumë se Roma e vendit të katërt.

Ndërkohë Interi dhe Milani gjenden tashmë jashtë zonës Champions. Dy skuadrat e Milanos rrezikojnë pjesëmarrjen në kompeticionin më të lakmuar për klube, teksa gjenden në vendin e pestë dhe të gjashtë të Serisë A. Kuqezinjtë gjenden tre pikë larg Romës, ndërsa zikaltrit ndodhen në një diferencë prej pesë pikësh nga verdhekuqtë.

Ndryshon tabela e renditjes/ Juventusi në delir, i kthehen 15 pikët

Të fundit