Flash News

E-TJERA

Ndryshon trupa gjykuese ndaj Llallës/ Dorëhiqen dy gjyqtarë, kush pritet t’i zëvendësojë

Ndryshon trupa gjykuese ndaj Llallës/ Dorëhiqen dy gjyqtarë, kush

Ka ndryshuar trupa gjykuese për çështjen ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Dy anëtarët e trupës gjykuese, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara kanë dhënë dorëheqjen për shkak se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës. Dy gjyqtarët pritet të zëvendësohen nga Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.

Kujtojmë se relatore në trupën gjykuese ndaj çështjes së Adriatik Llallës është gjyqtarja Nertina Kosova. 

 

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vendosi të ankimojë në apel vendimin e 20 Majit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ai u dënua nga kjo gjykatë me dy vite burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, pasi akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Llalës iu konfiskuan dhe disa pasuri si 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

 

Të fundit