Flash News

E-TJERA

“Në 2017-ën i çojë SMS Ramës”, sherr mes Gjekmarkajt dhe Patozit: Nuk të llogaris për burrë, je i pacipë

“Në 2017-ën i çojë SMS Ramës”, sherr mes

Debat me tonë të ashpra mes kandidatit për deputet të PD, Agron Gjekmarkaj dhe koordinatorit të FRD, Astrit Patozi, ish zyrtar i Partisë Demokratike.

Ndërsa diskutojnë mbi zgjedhjet e 25 prillit, ata janë ‘përplasur keq’ mes tyre, pasi Patozi tha se Gjekmarkaj në 2017-ën i dërgonte kryeministrit Edi Rama SMS pasi Basha e la jashtë liste.

Patozi: Në 2017, ti ke qenë legjendë urbane. Zgjoje dhe i shkruaje mesazhe Ramës dhe i qaje hallet se të kishte lënë Basha jashtë listës”, tha Patozi, ndërsa reagoi me tone të ashpra Gjekmarkaj duke e cilësuar të pacipë dhe garip.

Gjekmarkaj: Ç’është ky diversion banal prej një njeriu ordiner. Kjo është fyese. S’të llogaris fare as për burrë, se kam problem fare të fshihem , mos më bëj si grip. S’e kam për turp se me Ramën kam pirë dhe verë pas emisionit.

Patozi: Gjithë jetën time nuk kam qenë grip, kam respektuar njerëzit e shtypit. Por tani nuk jeni në rolin e analistit.

Gjekmarkaj : Je i pacipë, po shpif je gënjen. Je si garuzhda e Ramës për opinionin publik. Ke qenë gazetar mediokër.

Të fundit