Flash News

E-TJERA

“Në 25 prill zgjedh qytetari”, Bardhi përplaset me gazetarin: Je i sigurt? 5 mijë qytetarë nuk mundin dot 5-çen e kryetarit

“Në 25 prill zgjedh qytetari”, Bardhi përplaset me

Mënyra e sistemit zgjedhor ka shkaktuar debat mes gazetarit Adrian Thano dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit.

Teksa kanë qenë të ftuar në Euroneës Albania, Bardhi pretendonte se më 25 prill zgjedhin qytetarët, por sipas Thanos, qytetarët nuk e kanë fuqinë që të mundin ata që kryetari i vendos në zonën e gjelbër, siç e quan ai.

Debati:

Thano: Unë nuk mund të diskutoj teknikisht për kandidatët dhe listat sepse bëj lojën e këtyre, unë di të them këtë gjë; a voton qytetari apo kryetari, a zgjedh qytetari apo zgjedh kryetari.

Bardhi: Qytetari

Thano: Qytetari ... je i sigurt?

Bardhi: Patjetër, njëmijë përqind i sigurt

Thano: Atëhere ti Gazment, nëse ti je në listën e gjelbër të kryetarit të PD-së. Ka një zonë të gjelbër z.Bardhi ku personi i cili renditet në zonën e gjelbërt të kryetarit, edhe nëse merr 5 vota dhe nëse ai që është jashtë listës së gjelbër të kryetarit merr më pak sesa mesatarja e Qarkut, zgjidhet ai i kryetarit. 5 me 5 mijë zgjidhet 5. Po ku voton qytetari? 5 mijë qytetarë nuk mundtkan dot 5-çen e kryetarit.

Bardhi: Po më bën mua përgjegjës për një gjë që kam qenë kundër, po më akuzon për një gjë që unë kam qenë kundër dhe jam krah teje në këtë pjesë

Kujtojmë se me Kodin e ri Zgjedhor, listat nuk u hapën plotësisht, pasi ka ende një rëndësi të madhe renditja që i bën Kryesia e partisë në listë, pasi nëse kandidati nuk është në zonën e sigurt duhet të marrë më shumë sesa mesatarja e Qarkut që të zbresë një nga kandidatët e zonës së sigurt më poshtë.

Të fundit