Flash News

E-TJERA

Në 69 vjetorin e lindjes së Fatos Nanos, Luan Rama dhe Balla përcjellin urimet

Në 69 vjetorin e lindjes së Fatos Nanos, Luan Rama dhe Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe ish-nënkryetari i LSI-së Luan Rama kanë uruar në ditën e lindjes, ish-kryeministrin socialist Fatos Nano.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se nuk mjaftojnë asnjëherë fjalët për t’i shprehur urimet Nanos. “PËR FATOS NANON, NË DITËN E LINDJES… Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik! Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë, dhe festofsh një shekull ditëlindje!”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, Balla ka zgjedhur të jetë pak më modest dhe i rezervuar duke i shprehur një urim të thjeshtë. “Gëzuar Ditëlindjen Fatos Nano!”, shkruan Balla në Facebook.

 

 

Të fundit