Flash News

E-TJERA

Në arrati prej 26 vitesh, ekstradohet shqiptari në Itali, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje

Në arrati prej 26 vitesh, ekstradohet shqiptari në Itali, i
Në foto: 59-vjeçari shqiptar, Nikola Durra

Një 59-vjeçar me origjinë shqiptare, Nikola Durra, në arrati për 26 vjet, u ekstradua dy ditë më parë nga Shqipëria dhe u arrestua në Itali, ku do të duhet të vuajë një dënim të përjetshëm për vrasje.

Mediat italiane raportojnë se, 59-vjeçari mbërriti në aeroportin Romë-Fiumicino, ku u mor nga karabinierët e njësisë hetimore Pordenone së bashku me personelin e policisë kufitare ajrore.

Kështu u ekzekutua urdhri për burgim, i lëshuar më 20 gusht 1998 nga prokurori publik i Gjykatës së Apelit të Firences, për vrasjen një bashkatdhetari, e cila ndodhi më 16 shtator 1995 në Firence.

Sipas informacioneve, 59-vjeçari e goditi disa herë me thikë në bark dhe fytyrë viktimën dhe më pas u largua pa lënë asnjë gjurmë.

Durra u ndalua më 17 maj në Shqipëri. Tani është në burgun Rebibbia të Italisë.

Të fundit