Flash News

E-TJERA

Në “arrest shtëpie” si i dyshuar për kultivim kanabisi, në janar banesës së Pëllumb Shpatit iu vendos tritol

Në “arrest shtëpie” si i dyshuar për kultivim

Prokuroria e Shkodrës lëshoi urdhër-arreste dhe masa sigurie për 13 zyrtarë të Drejtorisë Vendore të Policisë. Mes tyre, është edhe Pëllumb Shpati, Shef i Seksionit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shkodrës të cilit i është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Më janar të këtij viti, në banesën e Pëllumb Shpatit u vendos një sasi tritoli. Lënda plasëse shpërtheu rreth orës 03:50 duke dëmtuar portën e jashtme të banesës, një pjesë të murit rrethues si dhe veturën e Shpatit, që ndodhej në oborr.

Nga familja Shpati nuk pati asnjë të lënduar dhe asokohe deklaruan se nuk kishin konflikte me askënd.

Urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Shkodrës lidhen me disa operacione antidrogë të zhvilluara në zona të ndryshme të Shkodrës. Dyshohet se 13 zyrtarët e ndaluar kanë favorizuar dhe lejuar kultivimin e lëndëve narkotike.

Të fundit