Flash News

E-TJERA

Në bashkinë Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik

Në bashkinë Vorë votimi dhe numërimi do të jetë

Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit për kryetarë, ndërsa vetëm në një prej tyre, në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronike.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se” votimi elektronik është 100% i sigurt”.

“E them me siguri që nuk do të ketë asnjë problem lidhur me procesin e votimit në Vorë. Në Vorë do të votohet nëpërmjet sistemit elektronik të votimin, që administrohet nga persona të autorizuar”, tha Celibashi.

Nga kjo metodë kanë hasur vështirësi votues të moshave të treta, por një anëtar i zgjedhur nga komisioni u vjen në ndihmë në raste të tilla.

Në zgjedhjet e 25 Prillit në Njësinë Nr. 10 në kryeqytet ku u votua dhe u numërua elektronikisht. Në më pak se 1 orë u mësua rezultati përfundimtar.

Për këtë bashki kandidojnë nga PS, Blerim Shera, PD Ymer Marku dhe nga ‘Shtëpia e Lirisë’ Lulzim Vrana.

 

 

Të fundit