Flash News

E-TJERA

Evropa sheh Shqipërinë si "pikë kyçe" për sigurinë energjetike

Evropa sheh Shqipërinë si "pikë kyçe" për

Bashkimi Evropian kërkon më shumë gaz nga Azerbajxhani, i cili transportohet përmes gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) që kalon në Greqi dhe Shqipëria.

Në kushtet kur Evropa po përballet me çmime të shtrenjta dhe sasi të munguara gazi natyror nga Rusia si furnizues kryesor, Shqipëria pritet të kthehet në "pikën kyçe" për sigurinë energjetike të rajonit evropian, raporton Klan News.

Komisioneri i Energjisë i Bashkimit Europian, Kadri Simson, udhëtoi drejt Azerbajxhanit në përpjekje për të siguruar burime të gazit natyror, në një kohë kur Rusia e ndodhur mes mosmarrëveshjeve dhe tensioneve me Ukrainën, vendosi të ndërpresë furnizimin me gaz.

Nga Azerbajxhani, Simson tha se BE-ja shpreson për rritjen e eksportit të gazit në Europë nga Azerbajxhani me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), që kalon përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai shtoi se shpresonte që TAP-i të rriste kapacitetin e tij eksportues në 10 miliardë metra kub në vit nga rreth 8 miliardë që është tani.

Të fundit